Aktualitet

2 raste Omicron në Shqipëri! Komiteti i Ekspertëve: Më 31 dhjetor, s’ka orë policore

23 Dhjetor 2021, 08:17 Nga DOSJA
2 raste Omicron në Shqipëri! Komiteti i Ekspertëve: Më 31

TIRANË– Omicron vjen edhe në Shqipëri! Në vendin tonë kanë hyrë 2 rastet e para me variantin e ri të koronavirusit. Lajmin e bëri me dije shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, pas rezultateve të ardhura nga laboratori në Gjermani, ndërsa shtoi se varianti Delta ishte mbizotërues në vend. 2 ditë para festës së Krishtlindjeve, Komisioni i Ekspertëve doli në një konferencë për mediat, duke njoftuar se natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, në vend nuk do të ketë orë policore. Ndërsa ditët e tjera, situata do të jetë e njëjtë, vendi do të “mbyllet” që në orën 23:00-06:00.


Sa i përket vaksinimit, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino bëri me dije se 90% e të shtruarve janë pacientë të pavaksinuar. Ndërsa 30% e 140 pacientëve që janë të shtruar janë të rinj duke filluar nga mosha 19 vjeç. Megjithatë ajo ka shtuar se në ditët e fundit ka rritje të shifrave të vaksinimit, ndërsa kryesojnë qytete si Himara, Saranda e Tirana. Në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Bino u shpreh se në popullatën e përgjithshme, mbulesa vaksinale ka shkuar në rreth 40%, ndërsa në popullatën target, rreth 50%.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 3,180 viktima nga pandemia e koronavirusit, ndërsa ka pasur 206,616 të infektuar nga thuajse 1.5 milionë testime të kryera në më shumë se 2 vite pandemi. Aktualisht në të gjithë vendin ka 5,173 raste aktive.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Pediatrja Kule: Po vijohet me vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç

Komiteti i Ekspertëve: Me 31 dhjetor NUK do ketë orë policore

Silva Bino: Ka rritje të shifrave të vaksinimit, kryesojnë Himara, Saranda e Tirana

Najada Çomo përcjell fjalët e fundit të djalit që ndërroi jetë: Më vjen keq që…

Masat anti-Covid nuk ndryshojnë! Rakacolli: Mbeten në fuqi, do jenë të njëjtat

OMICRON në Shqipëri! Konfirmohen dy raste me variantin e ri

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid komiteti teknik i eksperteve 23 dhjetor 2021 masa te reja covid komiteti teknik i eksperteve 23 dhjetor 2021 masa te reja

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2021, 08:05

Lezha pa energji elektrike prej pasdites së djeshme

LEZHË – Një pjesë e qytetit të Lezhës është pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme. Shkak për këtë është një defekt në telin e linjës 220 k...