Aktualitet

VD-Masat anti-Covid nuk ndryshojnë! Rakacolli: Mbeten në fuqi, do jenë të njëjtat

23 Dhjetor 2021, 09:22 Nga DOSJA
VD-Masat anti-Covid nuk ndryshojnë! Rakacolli: Mbeten në fuqi, do

TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli deklaroi se masat nuk do të ndryshojë. Ajo ka bërë me dije se nuk do të ketë ndryshim të masave COVID në vend, duke thënë se masat në fuqi janë të afta të kontrollojnë situatën, ndërsa shtoi se në natën e ndërrimit të viteve nuk do të ketë orë policore, ndërsa do të jenë hapur edhe lokalet, por do të funksionojnë vetëm me 30% të kapacitetit.


“Të nderuar qytetarë, analiza sugjeron që niveli i masave është i përshtatshëm për ta kontrolluar këtë situatë. Për momentin mbeten në fuqi masat që kemi edhe sot. Situata në botë dhe prania e variantit të ri bën të domosdoshëm respektimin e këtyre masave që të gjithë jemi të ndërgjegjëshëm që nuk po respektohen”, tha Rakacolli.

LAJMI KRYESOR: 2 raste Omicron në Shqipëri! Komiteti i Ekspertëve: Më 31 dhjetor, s’ka orë policore

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 23 dhjetor 2021 komiteti teknik i eksperteve 23 dhjetor 2021

Sondazh

Poll