Politike

“Zgjedhje më 30 qershor”, Kaso: Tani si hiqet dekreti i Metës nga Fletorja Zyrtare?

24 Qershor 2019, 11:30 Nga DOSJA
“Zgjedhje më 30 qershor”, Kaso: Tani si hiqet dekreti i

Tiranë– Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet  e 30 qershorit.

“Tani, si hiqet Dekreti i Presidentit nga Fletorja Zyrtare pas këtij vendimit të Kolegjit ??”, shprehet Kaso.

Theksojmë se sot Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Me shqyrtimin  e kërkesës së bërë nga Idajet Beqiri, ku ky i fundit kërkoi që partia e tij “Uniteti Kombëtar” të ç’regjistrohej nga zgjedhjet e 30-qershorit, Kolegji lë në fuqi këtë datë zgjedhjesh.

Vendimi i Kolegjit ende nuk është zbardhur për argumentet që Kolegji ka marrë për bazë për rrëzimin e këtij dekreti. Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që shqyrtoi kërkesën përbëhej nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, pas largimit të gjyqtarit Gjin Gjoni.

Idajet Beqiri ishte ‘sebepi’ i provës së zjarrit që do duhet të kalonte dekreti i presidentit Ilir Meta, që për herë të parë u s’provua nga një institucion.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metes ivi kaso vendimi i kolegjit zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit dekreti i metes ivi kaso vendimi i kolegjit zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll