Politike

1 orë diskutime, tërhiqet Kolegji Zgjedhor për të marrë vendimin për zgjedhjet

24 Qershor 2019, 10:05 Nga DOSJA
1 orë diskutime, tërhiqet Kolegji Zgjedhor për të marrë

Tiranë- Pas një orë diskutimi Kolegji Zgjedhor është tërhequr për të marrë vendimin për zgjedhjet e 30 qershorit. 

Në mbledhjen e sotme  e cila zgjati vetëm 1 orë Beqiri  u shpreh se se partia “Uniteti Kombëtar” është vënë mes dy zjarreve pas anulimit të zgjedhjeve nga ana e presidentit. Ai ka theksuar se do që sot  partia e tij të ç’regjistrohet nga zgjedhjet pasi i bindet dekretit të presidentit Meta.

Ndërsa përfaqësuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Olsi Peto kërkoi që të hidhet poshtë kërkesa e Idajet Beqirit për t’u ç’regjistruar nga zgjedhjet. Peto, ka thënë se KQZ ka miratuar fletët e votimit ku është e vendosur edhe Partia Uniteti Kombëtar, dhe se dekreti i Metës është i pavlefshëm dhe në shkelje të Kushtetutës.

Idajet Beqiri është ‘sebepi’ i provës së zjarrit që do duhet të kalojë dekreti i presidentit Ilir Meta, që për herë të parë s’provohet nga një institucion. Në mungesë të gjykatës Kushtetuese, Kolegji po shqyrton sot dekretin e presidentit, duke i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit ose duke i dhënë të drejtë Metës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metës për zgjedhjet idajet beqiri mbledhja në kolegjin zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit dekreti i metës për zgjedhjet idajet beqiri mbledhja në kolegjin zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll