Politike

“Na le kalamajtë pa bukë”, Veliaj për ankesat e grave: Vinin si histerike, kujtonin se ishte tërshërë kuajsh

24 Qershor 2019, 10:00 Nga DOSJA
“Na le kalamajtë pa bukë”, Veliaj për ankesat e

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi takim në lidhje me çerdhet dhe kopshtet publike në hotel “Tirana”.

Teksa mbajti fjalën e tij dhe po shpjegonte përmirësimin që u ka bërë çerdheve dhe kopshteve publike, Veliaj shpjegoi edhe ndryshimin e ushqimit në çerdhet publike.

Ai u shpreh se shumë gra ankoheshin dhe i thonin se u ka lënë fëmijët pa ngrënë. Por  sipas Veliajt këta gra që ankohen e kanë kuptuar më në fund që tërshëra që shërbehet në çerdhet publike nuk është tërshërë kuajsh por drithëra me vlerë ushqimore.

Vinin bërtisnin, i pushtoi një histerizëm, ‘na le kalamajtë pa bukë’. Po normal se është shumë e thjeshtë ta mbushësh fëmijën me sheqer dhe ai do të behet diabetiku numër 1.

Unë kam fëmijë vetë. Varet se si e mëson fëmijën. Nëse ti i jep patatina dhe pije me gaz, ato do të kërkojë edhe ai.

Po shyqyr më fund e kanë kuptuar se nuk bëhet fjalë për tërshërë kuajsh por për drithëra me majft vlera ushqimore,”– tha kryebashkiaku Veliaj ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj veliaj per cerdhet erion veliaj veliaj per cerdhet

Sondazh

Poll