Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin, Presidenca: Skeç i organizuar prej kohësh. Qeveria: Meta s’ndikon dot më (Replikat)

24 Qershor 2019, 11:07 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor rrëzoi dekretin, Presidenca: Skeç i organizuar prej

TIRANË- Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, replika në distancë janë shkëmbyer mes Presidencës dhe Qeverisë përmes zëdhënësve.

Tedi Blushi, zëdhënës i presidentit Ilir Meta, u shpreh se vendimi i KZ ishte një skeç i organizuar prej kohësh, nga i cili nuk ka asnjë suprizë.

“Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh.”-thuhet në reagim. 

Vetëm pak minuta pas komentit të Blushit, një reagim erdhi nga zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali, e cila ironizoi Presidencën. Sipas saj, reagimi i Metës ngjasonte me atë të agresorit kur përpiqet të luajë viktimën. 

“Ai momenti kur Ilir Meta nuk ndikon dot më mbi trupin gjykues dhe flet për skeç të orkestruar, fiks si ai momenti kur agresori bën viktimën duke folur për kurth të organizuar nga viktima!,“-shkruan Spiropali në Twitter. 

Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot për herë të parë dekretin e Presidentit Ilir Meta. Vendimi i Kolegjit ende nuk është zbardhur për argumentet që Kolegji ka marrë për bazë për rrëzimin e këtij dekreti, por kjo ishte përballja e parë e dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve me një institucion në mungesë të gjykatës Kushtetuese.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metes ilir meta kolegji zgjedhor tedi blushi zgjedhjet lokale 30 qershor dekreti i metes ilir meta kolegji zgjedhor tedi blushi zgjedhjet lokale 30 qershor

Sondazh

Poll