Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzon Metën, Idajet Beqiri: Do vazhdojmë garën për 30 qershorin

24 Qershor 2019, 10:35 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor rrëzon Metën, Idajet Beqiri: Do vazhdojmë

TIRANE- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Me shqyrtimin  e kërkesës së bërë nga Idajet Beqiri, ku ky i fundit ka kërkuar që partia e tij “Uniteti Kombëtar” të ç’regjistrohet nga zgjedhjet e 30-qershorit, Kolegji lë në fuqi këtë datë zgjedhjesh. Vendimi i Kolegjit ende nuk është zbardhur për argumentet që Kolegji ka marrë për bazë për rrëzimin e këtij dekreti.

Idajet Beqiri, sebepi i këtij vendimi të Kolegjit, tha se partia e tij do të vijojë garimin edhe për këto ditë që kanë ngelur për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Jemi të detyruar të zbatojmë vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Do të garojmë edhe për këtë ditë që kanë ngelur dhe do të marrim pjesë në zgjedhje. Kolegji Zgjedhor, institucioni më i lartë. Nuk kemi ku ta ankimojmë më vvendimin.”-tha Beqiri.

Nga ana tjetër Partia Demokratike e ka cilësuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor si të paracaktuar dhe të fabrikuar nga kryeministri Edi Rama. Idajet Beqiri kërkoi 2 javë më parë ç’regjistrimin nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, me pretekstin se partia e tij donte të respektonte vendimin e Metës. KQZ nuk e mori përsipër këtë kërkesë duke ia kaluar Kolegjit, që për herë të parë shqyrtoi dekretin e Metës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike idajet beqiri kolegji zgjedhor zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 idajet beqiri kolegji zgjedhor zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll