Politike

Fushata në kishë/ Nard Ndoka ‘mallkon’ Tërmet Peçin: Mos e fal Zot, e di çka bërë!

24 Qershor 2019, 10:44 Nga DOSJA
Fushata në kishë/ Nard Ndoka ‘mallkon’ Tërmet

TIRANË– Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka reaguar lidhur me zhvillimin e fushatës zgjedhore nga kandidati socialist për Tepelenën, Tërmet Peçi në një kishë.

Sipas Ndokës, Partia Socialiste po dhunon kishat njëjtë siç komunistët i shëmbën vite më parë dhe për këtë arsye i “drejtohet” Perëndisë që të mos i falë.

“Komunistët e paudhë i shëmben Kishat, Rilindasit e pa fe po i dhunojnë sërish sot!
Mos i fal o Zot, se e dijnë se çfarë bëjnë!,”-shkruan Ndoka. 

Dy ditë më parë, kandidati i PS-së për Tepelenën zhvilloi një takim me qytetarët brenda një kishe. Reagimet të ashpra erdhën edhe nga Kishat, të cilat e cilësuan takimin e Peçit si të papranueshëm dhe fyes. Ende nuk ka një reagim nga ai.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fushata e termet pecit ne kishe nard ndoka tepelenë tërmet peçi fushata e termet pecit ne kishe nard ndoka tepelenë tërmet peçi

Sondazh

Poll