Politike

Në arrest shtëpie, Spahia me mendje tek zhvillimet, ish-deputeti: Nuk jam penduar, jam pranë çdo qëndrestari

24 Qershor 2019, 11:20 Nga DOSJA
Në arrest shtëpie, Spahia me mendje tek zhvillimet, ish-deputeti: Nuk

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së Bardh Saphia ka reguar dy ditë pasi Gjykata e Shkodrës vendosi masën “arrest shtëpie” për të.

Në një status në rrjetet sociale, Spahia falenderon të gjithë mbështetësit për mesazhet e mira që i kanë sjellë.

Ish-deputeti shkruan më tej se nuk është penduar që është rikthyer në vendin e tij, ndërkohë që thekson se e drejta triumfon gjithmonë.

VETEM QENDRESE!

Të gjithëve e secilit, miq, kolegë, të njohur e të panjohur, brenda e jashtë vendit, u jam thellësisht mirënjohës për solidaritetin, vëmendjen e mesazhet! E drejta triumfon mbi cdo urdhër politik e keqpërdorim të shtetit, ashtu si vendosmëria për të bërë gjënë e duhur për këtë vend, nuk lëkundet as edhe një sekondë! Solidariteti njerëzor mbetet sinjali më i qartë se shpresa është e fortë në këtë vend, njëlloj si ndërgjegjësimi se beteja kundër të keqes nuk është e lehtë, por aspak e pamundur!

Nuk jam penduar për asnjë moment për zgjedhjen që të kthehem e të qëndroj në vendin tim!

Për formim e traditë familjare, besoj tek qëndresa përballë të keqes, si rruga për të merituar lirinë e demokracinë. Ajo betejë bëhet vec pastër, pa kthesa e konformizma! Paqja pa drejtësi është diktaturë, e diktatorët vec rrëzohen! Qëndresa është historia e Shkodrës, e jo përkulja!Jam prane cdo mbrojtesi te lirise te ndaluar padrejtesisht, jam prane cdo qendrestari e ushtari te demokracise qe mbron lirine duke u perballur me dinjitet e kurajo kunder te keqes qe po rikthehet per te mbytur e zene per fyti demokracine ne atdheun tone.

E aty do jem bashke me ta, mirenjohes per sherbimin qe i bejne kombit te vet, me sa te kem mundesi e sa te kem fryme!

Respekt për të gjithë qëndrestarët!#AsnjëHapPas #TëBashkuarIaDalim#RamaIk,”– shkruan Spahia.

Ish-deputeti Bardh Spahia u arrestua në kryeqytet një ditë pas përplasjeve në KZAZ-në e Shkodrës. Arrestimi u bë live në emisionin “Open”. Gjykata e Shkodrës vendosi masën “arrest shtëpi” për ish-deputetin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia spahia ne arrest shtepie bardh spahia spahia ne arrest shtepie

Sondazh

Poll