Politike

Kolegji rrëzoi Metën, drejtuesja e Misionit të ODIHR takim me Ramën e Ballën në selinë e PS-së

24 Qershor 2019, 08:00 Nga DOSJA
Kolegji rrëzoi Metën, drejtuesja e Misionit të ODIHR takim me

TIRANË– Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR në Tiranë, ambasadorja Audry Glover ka vizituar selinë e PS-së paraditen e sotme. 

Gjatë vizitës së saj, Glover ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama dhe me numrin dy të PS-së, Taulant Ballën. Takim, i cili mësohet se ka pasur si qëndër diskutimi zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërkohë, teksa në PS zhvillohet takimi i Glover me zyrtarët më të lartë të kësaj partiem është mbledhur edhe Kolegji Zgjedhor, i cili ka vendosur rrëzimin e dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve lokale. 

Pas vendimit të Kolegjit, zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 30 qershor pa praninë e opozitës, e cila nga ana tjetër ka premtuar rezistencë dhe përplasje civile.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audry glove osbe-odihr selia e ps zgjedhjet lokale 2019 audry glove osbe-odihr selia e ps zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll