Aktualitet

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, vdes punëtori në Tiranë

22 Dhjetor 2021, 15:14 Nga DOSJA
Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, vdes punëtori në

TIRANË– Një 30-vjeçar me inicialet A.G., ka humbur jetën në vendin e punës mesditën e sotme. Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se 30-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku punonte te Rruga e Elbasanit. Për pasojë i riu ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë Tiranë: 

Më datë 22.12.2021, rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes vdes punetori ne tirane policia e tiranes vdes punetori ne tirane

Sondazh

Poll