Aktualitet

Shtrenjtohet shpendi i festës, çmimi shkon deri në 1200 lekë për kg

22 Dhjetor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Shtrenjtohet shpendi i festës, çmimi shkon deri në 1200

LUSHNJE-Gjelat e detit këtë vit kane kapur çmimet më të larta se në 10 vitet e fundit.

Kjo ka ardhur për shkak të numrit më të pakët të shpendëve këtë fundvit.

Në fshatin Imsht të Lushnjës, qindra shpendë kanë ngordhur.  Rritësit e tyre pohojnë se megjithëse i kanë mjekuar medikamentet nuk kanë dhënë efekt. Madje ata nuk kanë as për tavolinat e tyre , duke u kthyer nga rritës ne blerës.

Me fat janë ata që munden të shpëtojnë disa gjela deti, duke arritur të shesin deri në Kosovë.  Në kushtet e mungesës së gjelave të detit çmimet pësojnë rritje. Këtë vit, ata thonë se po i shesin nga 10 deri 12 mijë lekë të vjetra për kilogram, çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë.

Nuk ka statistika te sakta nga shërbimi veteriner ne Lushnjë për të ditur numrin e fermave të shpendëve.  Njësia matëse mbetet tregu i cili këtë vit duket i boshatisur.

Marrë nga Top Channel 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet festat e fundvitit shpendi i festës festat e fundvitit shpendi i festës

Sondazh

Poll