Aktualitet

Luftojnë korrupsionin në nivelet e larta, zbulohen pagat e SPAK, më ‘i varfri’ Çela

22 Dhjetor 2021, 15:39 Nga DOSJA
Luftojnë korrupsionin në nivelet e larta, zbulohen pagat e SPAK,

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u krijua më datë 19 Dhjetor 2019 me synimin e qartë, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet larta. Nëntë anëtarët e këtij kabineti nuk kanë shpëtuar nga publikimi i databazës me të dhënat personale, ku përfshihet dhe paga e tyre.

Por sa paguhen këta persona që kanë në duar luftën ndaj korrupsionit.

Në krye të këtij institucionit që do të hetojë zyrtarët e lartë dhe personazhe të botës së krimit, u zgjodh Arben Kraja, i moshës 48 vjeç nga Shkodra. Përpara se të zgjidhej prokuror dhe drejtues i SPAK-ut, Kraja ka qenë prokuror në Prokurorinë e Pëgjithshme. Me një vëzhgim të bërë nga Dosja.al, vihet re se kreu i SPAK, Arben Kraja ka një pagë prej 593 mijë e 978 lekë të reja.

Altin Dumani është zëvëndësdrejtor i Prokurorisë së Posaçme. 46-vjeçari ishte një nga tre kandidatët që garoi për marrjen e drejtimin të SPAK-ut. Altin Dumani është drejtues i seksionit të krimit të Organizuar në Prokurorinë e Posaçme. Ai paguhet 541 mijë e 489 lekë.

Edvin Kondili aktualisht është drejtues i seksionit Kundër Korrupsionit në institcionin më të ri të drejtësisë. Kondili ka qenë prokuror prej disa vitesh edhe në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda, ku ka hetuar dosje mjaft të bujshme. Një nga dosjet e rëndësishme që ka në dorë Kondili për momentin është ajo e kapjes së 613 kg kokainë në Maminas rreth dy vite më parë. Emri i Ervin Kondilit nuk rezuton në të dhënat e publikuara.

Klodian Braho e nisi karrierën si prokuror në Vlorë, ku spikati me hetimin ndaj ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Braho ka qenë edhe prokuror i Krimeve të Rënda. As emri i tij nuk rezulton në të dhënat e publikuara.

Prokurori Behar Dibra, i cili është edhe në komisionin për përzgjedhjen e kreut të BKH-së, e ka filluar karrierën në vitin 1997, në Shkodër. Që nga viti 2004 ai shërben si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krime të Rënda. Dibra ka pasur në dorë çështjen e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, së bashku me prokurorin Besnik Muçi. Aktualisht një nga dosjet që ka në dorë Dibra është ajo e vrasjes së avokatit Ravik Gura në Elbasan, dy vite më parë. Bazuar në të dhënat që disponon Dosja.al, Dibra merr 445 mijë e 947 lekë në muaj.

Ened Nakuçi është një tjetër emër i njohur që është pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Ai e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror i Prokurorisë së Tiranës. Në vitin 2003 ai është emëruar Prokuror i Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë prej 16 vitesh. Dosja.al mëson se ai paguhet 510 mijë e 546 lekë.

Enkeleda Millonai është magjistrate. Drejton përkohësisht akuzën e qytetit të Elbasanit dhe mërr një pagë prej 472 mijë e 514 lekë.

Prokurorja Elida Celami (Kaçkini) filloi karrierën e saj në vitin 2006 në Prokurorinë e Lushnjës dhe më pas në Prokurorinë e Tiranës. Prokurorja rezulton se është trajnuar nga ambasada amerikane dhe DASH. Ajo paguhet 422 mijë e 326 lekë.

Ndërsa Kryeprokurori Olsian Çela rezulton të jetë ‘më i varfri’ na radhët e drejtësisë. Dosja.al ka mësuar se Prokurori i Përgjithshëm paguhet 312 mijë e 493 lekë.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet olsian cela prokuroria e posacme olsian cela prokuroria e posacme

Sondazh

Poll