Aktualitet

Biznesi: Kostot e energjisë elektrike s’përballohen. MIE: Do shqyrtojmë kërkesat

22 Dhjetor 2021, 10:04 Nga DOSJA
Biznesi: Kostot e energjisë elektrike s’përballohen. MIE: Do

TIRANË– Vendimi i marrë që nga data 1 janar të vitit të ardhshëm të gjitha bizneset do të dalin në treg të lirë për të blerë vetë energji elektrike ka bërë që Shoqatat e Biznesit të ngrihen në këmbë. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp shoqatat e biznesit shprehen se ky vendim i marrë nga Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike do të sjellë një rritje të kostove të prodhimit dhe ulje të prodhimit. Për pasojë ekonomia do të tkurret dhe punësimi do të ulet.

Shoqatat e biznesit kërkojnë të mos rriten tarifat për shpërndarjen dhe transmetimin e energjisë. 11 prej tyre paralajmërojnë se nëse qeveria nuk reagon do të marrin të tjera masa. Bizneset kërkojnë që të qartësohen dhe garantohen kushtet për një treg energjetik të stabilizuar, të paanshëm, joarbitrar, demokratik, pasi nuk ekzistojnë absolutisht kushte të tilla për daljen në treg të 7538 subjekteve sipërmarrëse.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Në reagimin zyrtar MIE shkruan se do të analizojë të gjitha kërkesat e tyre, për të pasur një qasje pozitive për mbështetjen e bizneseve prodhuese.

Operatori i Shpërndarjes njoftoi se nga 1 janari 2022 biznesi i madh do të blejnë vetë energjinë në tregun e lirë përmes kontratave me furnizues privat. Nëse këto subjekte nuk arrijnë të lidhin një kontratë me një furnizues privat atëherë këtë energji do ta sigurojë Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (FMF) pjesë e shpërndarjes por me çmimin e tregut. Nga ky vendim preken 7 358 biznese.

DEKLARATË PËR SHTYP E SHOQATËS SË BIZNESEVE

Karakteristikat fiziko-gjeografike dhe klima i atribuojnë Shqipërisë një potencial të madh për energjinë hidroelektrike, energjinë diellore dhe energjinë e erës. Pavarësisht potencialit të madh të energjisë së pastër, totalisht nga burimet e rinovueshme, aktualisht vendi nuk prodhon atë që është e nevojshme për nevojat e tij dhe është i detyruar të importojë nga jashtë, duke vuajtur kështu pasojat negative të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Shqipëria është një vend që energjinë e prodhon nga burime 100% të rinovueshme, siç janë hidrocentralet. Por, politika e qeverisë shqiptare, prej vitesh ka qenë një politikë tregtare. Në kushtet aktuale, që çmimi i importit është rritur shumë, kuptohet që kjo politikë tregtare e emergjencës, është jo fitimprurëse.

Shqipëria ka një potencial hidro-elektrik dhe mund ta shtojë kapacitetin e prodhimit të brendshëm me 33%. Me këtë shtesë të prodhimit të hidrocentraleve, do të mund të plotësonte kërkesat e brendshme për energji, pa qenë e varur nga çmimet e importit dhe nga kriza e energjisë.

Biznesi vendas dhe i huaj është njoftuar që prej janarit të 2022, se 7538 biznese do të bëhen pjesë e tregut të liberalizuar të energjisë elektrike.

Shoqatat e biznesit shqiptare dhe të huaja pasi u njohën me këto ndryshime kundërshtojnë këto masa, pasi ky ndryshim do të sjellë si pasojë: rritjen e ndjeshme të kostove të prodhimit, të kostove të shpërndarjes, të magazinimit të mallrave dhe produkteve. E gjitha kjo do të reflektojë në mënyrë të paevitueshme rritjen e çmimeve të produkteve në tregun vendas.

Rritja e kostove të prodhimit do të sjellë uljen të prodhimit, ulje të importeve dhe eksporteve, duke rezultuar në një tkurrje të ekonomisë, e cila do të pasohet me uljen e punësimit dhe uljen e kontributeve e taksave.

Shoqatat e biznesit, nëpërmjet kësaj deklarate kërkojnë fuqimisht:

Nëse nuk do të ketë asnjë dialog për krijimin e tryezës teknike, shoqatat e biznesit që kanë përgatitur këtë deklaratë, do të ndërmarrin veprime të tjera të dakordësuara, që do të komunikohen pas datës 24 dhjetor.

Shoqatat e biznesit:

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë

Bashkimi Tregtar i Shqipërisë

Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri

Proeksport Albania

Shoqata e Investitorëve të huaj (FIAA)

ÇIA – Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri

Shoqata Shqiptare Turizmit – ATA

Shoqata e ricikluesve të Shqipërisë

Shoqata Shqiptare e Energjisë se Rinovueshme – AREA

Shoqata e Përpunuesve të Miellit

Dhoma e Tregtisë Francë-Shqipëri

(F.m;a.b/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kriza e energjise elektrike shoqata e biznesit kriza e energjise elektrike shoqata e biznesit

Sondazh

Poll