Aktualitet

Guvernatori Sejko: Inflacioni mund të shkojë në 3.6% vitin e ardhshëm

22 Dhjetor 2021, 15:40 Nga DOSJA
Guvernatori Sejko: Inflacioni mund të shkojë në 3.6% vitin e

TIRANË – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se inflacioni në vend mund të shkojë në 3.6% vitin e ardhshëm. Në raportimin e bilancit të këtij viti para mediave, Sejko shtoi se nëse do të ketë ndryshime të mëdha të inflacionit, BSH do të ndryshojë politikat e saj. Ai shtoi se niveli i inflacionit nuk do të kthehet në shifrat para pandemisë së COVID-it.

“Inflacioni – Ka ndryshuar pas shumë vitesh. Ekonomitë kanë qenë me politika të ndryshme. Kemi patur situatë deflacioniste. Janë rritur çmimet e transportit, energjisë, naftës, për rrjedhojë dhe ushqimet. Nuk do të thotë se inflacioni do të kthehet në nivelin para periudhës së pandemisë, do të mbetet më lart se ç’ka qenë. Kemi inflacion 3.2%, mund të shkojë në 3.6%.  Parashikojmë të jemi brenda objektivave. Mbetet për t’u parë. Parashikimi mbetet. Banka Qendore do të ndryshojë krahun e politikës monetare në rast inflacioni rritet shumë. Nëse do të jetë parashikimi jonë, do të vazhdojmë me politikë lehtësuese afatgjata. Bankat e Europës Qendrore dhe Lindore kanë ndryshuar politikat sepse e kanë më të lartë inflacionin. Në Britaninë e Madhe është mbi 5%, në SHBA është mbi 6%”, u shpreh guvernatori Gent Sejko.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banka e shqipërisë gent sejko inflacioni banka e shqipërisë gent sejko inflacioni

Sondazh

Poll