Aktualitet

Skandal me të dhënat! Pagat e shqiptarëve qarkullojnë në “WhatsApp”. Nisin hetimet

22 Dhjetor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Skandal me të dhënat! Pagat e shqiptarëve qarkullojnë

TIRANË– Një dokument me të dhënat personale dhe konfidenciale të thuajse 1 milionë qytetarëve shqiptar po qarkullon në rrjetet sociale. Numri i ID të kartës së identiteti, paga dhe posti i punës dhe detaje të tjera lidhur me vendbanimin mund të kontrollohen kurdo dhe nga çdokush. Menjëherë pas publikimit të lajmit në media, Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim duke depozituar një shkresë zyrtare për informacion në Drejtorinë e Tatimeve por edhe në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Nisur nga raportimet e deritanishme, dyshohet se kemi të bëjmë me një bazë të dhënash të mbledhur nga punonjësit e administratës shtetërore që paguhen nga taksat e qytetarëve, kjo për shkak të formës si janë ruajtur të dhënat formatin “Excel”. Ndaj dhe në shënjestër të hetuesëve janë vendosur këto dy institucione.

Teknikisht është e pamundur që të dhëna të tilla të nxirren në një format të plotë në mënyrë direkte nga sistemet e shtetit. Por duket se ky përpunim të dhënash ka nisur kohë më parë, më konkretisht gjatë vitit të fundit, për arsye që ende nuk dihet. Këtë e tregon edhe posti që polikanët shqiptarë mbajnë në dokument, ku Gramoz Ruçi rezulton ende si kryeparlamentar. Por kujt i janë dashur një vit më parë këto të dhëna? Mos vallë kanë lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit?

Ky është rasti i dytë, pas patronazhistëve, që të dhënat e gati 1 milion qytetaëve qarkullojnë kudo pa “teklif”, ndërsa shteti ngre supet. Në rastin e patronazhistëve, shkruhej emri i qytetarit, posti i punës, preference partiake por edhe personi që e vëzhgonte me urdhërin e partisë. E gjitha bëhej për të orientuar votuesit që të shënonin me kryq kutinë krahas emrit të Partisë Socialiste. Megjithatë kur historia përsëritet, të vetmet reagime që kanë ardhur janë nga Partia Demokratike, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si përgjegjësin kryesor për publikimin e të dhënave; e gjithashtu nuk ka munguar as presidenti. Numri një i shtetit, Ilir Meta, e cilëson rastin si shkelje flagrane të të drejtave të njeriut, duke kërkuar verifikime nga organet ligjzbatuese.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

SHIFRAT- Balluku më e paguara ndër ministra, merrte më shumë se zv.kryeministri

4 milionë lekë të vjetra rrogë! Zv.ministri i Brendshëm paguhet më shumë se Rama

SKANDALI me pagat/ Rroga më e lartë në Shqipëri 58 milionë, kush paguhet aq?

Skandali me pagat! Ministria e Financave: S’ka asnjë eksport të databazës

Pagat e shqiptarëve në “What’sApp”, Berisha: Superskandal i fundit i Narkoshtetit!

SKANDALI me publikimin e pagave, Meta: Rrezikohet paqja dhe siguria, akt kriminal

Publikimi i pagave/ Alibeaj: Skandal i jashtëzakonshëm, Rama të dorëhiqet

Sa paguhen “kokat e shtetit”? Dosja.al e zbulon, Meta më i kushtueshmi, e ndjek Rama

EKSKLUZIVE-Skandali me pagat, Dosja.al zbulon PRAPASKENAT: Ja nga dolën të dhënat

Qarkullimi i të dhënave në “WhatsApp”,Prokuroria e Tiranës nis hetim për ID e rrogat

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore skandali me pagat e qytetareve skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll