Aktualitet

100 ditët e para! Rama 6 orë mbledhje me kabinetin, u kalon në ‘sitë’ punët

22 Dhjetor 2021, 09:05 Nga DOSJA
100 ditët e para! Rama 6 orë mbledhje me kabinetin, u kalon në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në 100 ditëshin e mandatit të tretë qeverisës ministrat e kabinetit. Takimi nisi që prej orës 09:30-15:300, në ‘Vila 30’, në ish-Bllok dhe u zhvillua pa praninë e mediave, por paraprakisht mësohet se u analizuan punët e bëra në 3-mujorin e pare me fokus tek pandemia e koronavirusit dhe rindërtimit.

Për më shumë se 6 orë, numri një i maxhorancës ka kërkuar informacione lidhur situatën e të variantit Omicron të COVID, duke marrë parasysh edhe fluksin e qytetarëve që do të vizitojnë vendin për festat e fundvitit. Shumë vende janë izoluar nga vala e infektimeve, por Shqipëria ende nuk ka shënuar zyrtarisht asnjë rast. Ndërkohë që për afatin për përfundimin e të gjithë procesit të rindërtimit është pranvera e 2022.

Më 25 prill, Partia Socialiste fitoi për herë të tretë zgjedhjet parlamentare duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat. Socialistët arritën që të marrin 74 mandate, PD 59 mandate, LSI dhe PSD vetëm 4 dhe 3 të tilla.

SHIKO EDHE KËTË:

ME VD: 6 orë mbledhje me Ramën! Ministrat dalin me nxitim, Peleshi dërgon mesazh

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama rama mbledh ministrat 22 dhjetor 2021 edi rama rama mbledh ministrat 22 dhjetor 2021

Sondazh

Poll