Aktualitet

Guvernatori i BSH: Kartmonedhat 500 dhe 2000 lekë në qarkullim që nga 17 janari 2022

22 Dhjetor 2021, 15:32 Nga DOSJA
Guvernatori i BSH: Kartmonedhat 500 dhe 2000 lekë në qarkullim që

TIRANË – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se nga 17 janari i vitit të ardhshëm do të dalin në qarkullim kartmonedhat me prerje 500 dhe 2000 lekë. Në daljen për mediat, Sejko tha se BSH-ja mbylli ciklin e prerjes së monedhave të reja, të cilat janë 6 në total.

“Po ashtu, ne kemi vijuar punën për plotësimin e serisë se re të kartëmonedhave. Në muajin qershor të vitit 2021 u hodhën ne qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë. Shtimi i kësaj të fundit, pra i kartëmonedhës me prerjen më të madhe në vlerën 10,000 Lekë, përbën edhe një risi në procesin e prodhimit të parasë sonë. Njëkohësisht, vlen të theksohet se në vitin 2021, kemi prodhuar edhe 2 kartëmonedhat e fundit të serisë, ato me prerje 500 dhe 2000 Lekë, të cilat pritet të hidhen në qarkullim në ditët në vijim, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë sonë të re të kartëmonedhave, të përbërë nga 6 prerje”, tha guvernatori i BSH-së Sejko.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banka e shqipërisë guvernatori i bankes se shqiperise banka e shqipërisë guvernatori i bankes se shqiperise

Sondazh

Poll