Aktualitet

Kamera në PD, Komisioni i Rithemelimit: Qiraxhiu Brava tregon se e ka zënë paranoja

22 Dhjetor 2021, 14:27 Nga DOSJA
Kamera në PD, Komisioni i Rithemelimit: Qiraxhiu Brava tregon se e ka

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar pasi në selinë e Partisë Demokratike u instaluan kamerat e sigurisë pasi një nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha theu derën një ditë më parë. Në një postim në rrjetet sociale, Komisioni i Rithemelimit shkruan se kthimi i selisë blu në një bunker të sigurisë së lartë është shenjë treguese se sipas tyre, kreu i Partisë Demokratike ka humbur arsyen dhe e ka zënë paranoja. Ndër rreshta shkruhet se Partia Demokratikë shumë shpejt do tu kthehet demokratëve, ndërsa Bashën e quajnë ‘qiraxhi’. 

Deklarata e plotë e Komisionit të Rithemelimit:

Deputeti Lulzim Basha pas karriges, dita ditës po humbet dhe arsyen! Frika nga përballja me vullnetin e 44 mije demokrateve që votuan për shkarkimin e tij në datën 18 Dhjetor e shtyn çdo ditë në absurditete të reja. Shndërrimi i shtëpisë së lirisë në një bunker të sigurisë së lartë është dëshmi e vetmisë dhe paranojës që ka kapluar karrikethyerin që ka humbur arsyen për të kuptuar se lider dhe kryetar nuk të bën as vula, as brava dhe as kamerat e sigurisë, por vullneti i 44 mijë demokratëve që të dhanë përgjigjen më të merituar në date 18 dhjetor. Partia Demokratike do t’u rikthehet shumë shpejt demokratëve, pronarëve të saj të vërtetë dhe është në të interes të ish-qeraxhiut ta kuptojë se nuk ka kamera, bravë apo gaz lotësjellës që mund ta ndalë vullnetin e tyre!

Sot, një ditë pas incidentit te selia blu, ku një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha shkelmoi një derë, kryedemokrati Basha ka marrë masat e para. Dosja.al ka siguruar pamje nga ambientet e jashtme të selisë blu, ku ka nisur instalimi i kamerave.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll