Aktualitet

4 milionë lekë të vjetra rrogë! Zv.ministri i Brendshëm paguhet më shumë se Rama

22 Dhjetor 2021, 14:04 Nga DOSJA
4 milionë lekë të vjetra rrogë! Zv.ministri i Brendshëm

TIRANË– Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari është një nga emrat që gjithashtu rezulton pjesë e listës që qarkullon në “What’sApp”. Dosja.al ka mësuar se Besfort Lamallari paguhet 413.300.00 lekë të reja. Pagë kjo dyfish më e madhe se ajo e kryeministri Edi Rama, i merr 228.730.00 lekë të reja. Ndërkohë që kolegët e tij, po ashtu në Ministrinë e Brendshme, paguhen më pak se Lamallari. Andi Mahila, Julian Hodaj dhe Romina Kuko, të gjithë së bashku marrin të njëjtën pagë, 153.300.00 lekë të reja. Por nuk dihet se përse, zv.ministri Lamallari paguhet më shumë se kolegët e tij, e madje më shumë se Rama. 

LAJMI KRYESOR: Skandal me të dhënat! Pagat e shqiptarëve qarkullojnë në “WhatsApp”. Nisin hetimet

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet besfort lamallari skandali me pagat e qytetareve besfort lamallari skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll