Aktualitet

U dorëhoq nga drejtësia, SPAK sekuestron pasuritë e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj

22 Dhjetor 2021, 12:58 Nga DOSJA
U dorëhoq nga drejtësia, SPAK sekuestron pasuritë e ish-gjyqtarit

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar 7 pasuri të ish-gjyqtarit të Lartë, Guxim Zenelaj. Mësohet se ish-gjyqtarit Guxim Zenelajt i është sekuestruar 1 dyqan dhe 3 apartamente në Ishull-Shëngjin. Po ashtu, SPAK i ka marrë edhe 1000 metra tokë në Porto Palermo, 1 dyqan dhe 3 apartamente me 2 garazhe në Ishull-Shëngjin.

Magjistrati dha dorëheqjen nga karriera e tij në drejtësi më 26 maj të këtij viti, para se të përballej me Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit. Në vitin 2016, ai deklaroi në deklaratën e pasurisë 18 apartamente dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Po ashtu, gjyqtari referoi një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk dha të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës. Në të njëjtin vit, ai deklaroi 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet guxim zenelaj spak guxim zenelaj spak

Sondazh

Poll