Sport

Henderson ngre zërin: “Askush nuk mendon për futbollistët, meritojmë respekt”!

22 Dhjetor 2021, 11:40 Nga DOSJA
Henderson ngre zërin: “Askush nuk mendon për futbollistët,

ANGLI – Kapitenit të Liverpoolit, Jordan Henderson ka folur dhe mbajtur qëndrim të ashpër kundër rrugëtimit të futbollit anglez gjatë Krishtlindjeve, pavarësisht përshkallëzimit të Covidit në Britaninë e Madhe:

“Jam i shqetësuar, – ka thenë lojtari i “The Reds” në një intervistë për ‘BBC’, – sepse askush nuk e merr mirëqenien e lojtarëve seriozisht”. Duke përfshirë barazimin 2-2 të së dielës në Tottenham, “The Reds” do të luajnë pesë ndeshje në dy javë, pavarësisht rasteve me Covid.

Klubet e Premier League kanë zgjedhur të luajnë ndeshjet e tyre edhe të hënën, pavarësisht rritjes së rasteve: “Unë nuk mendoj, se njerëzit mund ta kuptojnë se sa intensiv është futbolli për ne. Dhe ne duam të jemi në gjendje të performojmë në nivelin më të lartë sa herë që futemi në fushë. Por për fat të keq në këtë periudhë është e vështirë për ta bërë këtë.

Ka disa vite që është kështu, për më tepër tani Covidi e ka bërë akoma më të vështirë dhe akoma më keq. Më shqetëson fakti se askush nuk e merr seriozisht mirëqënien e lojtarëve. Merreni më shumë seriozisht, sidomos në këtë periudhë me Covidin. Ne do të përpiqemi, – shtoi kapiteni i Liverpool, – dhe do të përpiqemi të marrim një pozicion në të ardhmen, por për momentin nuk mendoj se lojtarët marrin respektin që meritojnë. Dikush duhet të jetë në gjendje të thotë se në realitet kjo nuk është e drejtë për mirëqenien e lojtarëve”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp futbollisti i tottenham jordan henderson kapitenit të liverpoolit “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp futbollisti i tottenham jordan henderson kapitenit të liverpoolit

Sondazh

Poll