Sport

Kaos në dhomat e zhveshjes, PSG fuçi baruti! Tension mes Neymar, Messit dhe Mbappè

22 Dhjetor 2021, 11:13 Nga DOSJA
Kaos në dhomat e zhveshjes, PSG fuçi baruti! Tension mes Neymar,

FRANCE Përralla e Paris Saint-Germain nuk ekziston. Për ata që kishin ende dyshime se skuadra pariziane, mund të haste disa probleme në krijimin e një grupi, faktet i kanë zbardhur.

Problemet e menaxhimit për Pochettino janë të ndryshme dhe dhoma e zhveshjes së PSG-së do të ishte diçka shumë e ngjashme me një fuçi baruti, me grupe të vogla dhe mosmarrëveshje të brendshme. Gjithashtu pakënaqësi me trajtime të ndryshme dhe një anarki të caktuar.

Në përpjekje për të hedhur dritë mbi situatën e kryesuesve të kampionatit francez ishte ‘L’Equipe’ sipas të cilit, grupi nën urdhrat e Pochettino do të ndahej në dy grupe kryesore me Neymar dhe Messi në njërën anë dhe Mbappé në anën tjetër. Në fund të fundit, sherri mes francezit dhe brazilianit direkt ka ndodhur në ndeshje pak javë më parë.

Jo vetëm këta. Marrëdhënia mes Donnarumma dhe Keylor Navas është përkeqësuar ndjeshëm. Alternimi i vazhdueshëm mes të dyve, pavarësisht fjalëve rituale, po i lodh të dy. Raporti i tyre është në nivelin më të ulët historik.

Përveç kësaj, disa lojtarë nuk janë të kënaqur me menaxhimin disiplinor të disa kolegëve, duke denoncuar favorizimin e tyre. Icardit, të cilit iu dhanë disa ditë pushim për shkak të situatës me bashkëshorten e tij Wanda. Trajtimi i ndryshëm ka gjithashtu edhe për Neymar, Messi dhe të tjerët, duke sjellë një farë anarkie në terrenin stërvitor.

Braziliani nuk u ndëshkua për vonesë për të shmangur rrjedhjet, ndërsa, siç raportohet nga ‘L’Equipe’, në një rast tjetër, të dy lojtarët e Amerikës së Jugut kishin zgjedhur të mos stërviteshin, sepse ishin të lodhur, pa njoftuar trajnerin apo stafin teknik.

Gjithashtu, Messi dhe Paredes që, pas festës së ‘Topit të Artë’ të argjentinasit, nuk u paraqitën në stërvitje, zyrtarisht për shkak të gastroenteritit, megjithatë…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport argjentinasi lionel messi dëmtimi i neymar e ardhmja e kylian mbappé maurizio pochetino argjentinasi lionel messi dëmtimi i neymar e ardhmja e kylian mbappé maurizio pochetino

Sondazh

Poll