Sport

Arrivabene nuk kursehet: “Disa janë më të lidhur me prokurorët sesa me fanellën”…

22 Dhjetor 2021, 10:45 Nga DOSJA
Arrivabene nuk kursehet: “Disa janë më të lidhur me

ITALI – Rinovimi i kontratës me Dybala nuk po arrihet, ndërkohë lart e poshtë dëgjohen fjalët e Mino Raiola për të ardhmen e De Ligt. Situata e dy lojtarëve të mëdhenj të Juventusit nuk tingëllon mire në klub, i cili me anë të Maurizio Arrivabene, vendos pikat në “i” pak minuta para ndeshjes kundër Cagliarit.

“Lidhja me fanellën, nga shumë lojtarë është në një masë më të vogël, sesa lidhja që kanë për agjentët e tyre, – tha drejtori i Juventusit. – Dybala është numri 10 i Juventusit, De Ligt është një lojtar i madh, ata duhet të bëjnë punën e tyre dhe ne bëjmë tonat. Marrëdhëniet janë të qeta, por ata, si të gjithë, duhet të tregojnë lidhje me fanellën edhe në fushë. Marrëdhëniet janë absolutisht të qeta dhe kur të vijë koha do të flasim edhe me ta, si me gjithë të tjerët”,- përfundoi ai. .

Gjithashtu në mikrofonat e ‘Dazn’-it, Arrivabene, më pas shpjegoi se “u bë rritja e kapitalit, ndaj po punohet për qëndrueshmërinë e llogarive dhe për rritjen e konkurrencës së ekipit”.

Të martën në mbrëmje, Juventusi fitoi 2-0 ndaj Cagliarit në “Allianz Stadium”. Kean (40’) dhe Bernardeschi (83’) ishin autorë të golave.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dybala nuk po arrihet menaxheri i njohur mino raiola mino raiola mino raiola në continassa për të ardhmen e de ligt rinovimi i kontrates dybala nuk po arrihet menaxheri i njohur mino raiola mino raiola mino raiola në continassa për të ardhmen e de ligt rinovimi i kontrates

Sondazh

Poll