Sport

Arsenali mposht Sunderlandin dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës

22 Dhjetor 2021, 06:27 Nga DOSJA
Arsenali mposht Sunderlandin dhe kalon në gjysmëfinalet e Kupës

ANGLI – Duke u rikthyer në vendet evropiane në Premier League, Arsenali konfirmoi të martën mbrëma formën e tij shumë të mirë në çerekfinalet e Kupës së Ligës.

Në fushën e tyre, ‘Topçinjtë’ mposhtën Sunderland (5-1), pavarësisht një përbërje të riorganizuar në fillim, me Gabriel, Saka, Partey, Xhaka dhe Lacazette në stol. Ata janë të parët që kualifikohen në katër më të mirët e kompeticionit.

Mikel Arteta kishte vendosur të lançonte Eddie Nketiah në sulm dhe i riu anglez ia ktheu mirë.

Ai hapi fillimisht rezultatin në çerek ore lojë (17’), para se ta ‘vriste’ ndeshjen pas kthimit nga dhoma e zhveshjes me dy gola të tjerë (49’ dhe 58’). Pepe kishte dyfishuar rezultatin më herët (27’), por Sunderland e reduktoi përkohësisht diferencën me Broadhead (31’). I nisur në fund të ndeshjes, Charlie Patino, 18 vjeç, përfundoi shfaqjen e fishekzjarreve (90’+1), duke fiksuar rezultatin 5-1.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport arsenali arsenali i mikel artetas drejtuesit e klubit londinez të arsenalit arsenali arsenali i mikel artetas drejtuesit e klubit londinez të arsenalit

Sondazh

Poll