Sport

Xavi pas barazimit ndaj Sevillas: “Mendoj se humbëm dy pikë”

22 Dhjetor 2021, 06:03 Nga DOSJA
Xavi pas barazimit ndaj Sevillas: “Mendoj se humbëm dy

SPANJE – Xavi, pas barazimit të Barçës ndaj Sevillas (1-1), u shpreh: “Mendoj se humbëm dy pikë sepse e meritonim fitoren, i dominuam. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, me personalitet, duke bërë atë që donim, me presion pas humbjes, me lëvizje dhe u përmirësuam në shumë aspekte, por nuk ishte e mundur.

Ne ishim të pafat. Gjithsesi skuadra po përmirësohet dhe unë jam krenar për ta, edhe megjithëse nuk jam krenar për barazimin, sepse Barça është krijuar për të fituar, por kjo është rruga që duhet bërë.

Ishte një lojë për të marrë tri pikët dhe për të hyrë në zonën e Champions League, gjithsesi ne do të vazhdojmë të përpiqemi. Ndonjëherë duhet të kesh më shumë durim dhe pjekuri për të fituar lojën. Kjo Barça po i afrohet Barçës që unë dua, e guximshme dhe ofenduese.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #barcelona #arthuro melo #messi ai ende mund t'i japë shumë barças rikthimit të xavi në barcelonë sevillas trajneri i sevillas #barcelona #arthuro melo #messi ai ende mund t'i japë shumë barças rikthimit të xavi në barcelonë sevillas trajneri i sevillas

Sondazh

Poll