Sport

Mick Schumacher, piloti rezervë i Ferrarit në sezonin e ri 2022…

22 Dhjetor 2021, 10:20 Nga DOSJA

ITALI – Mick Schumacher, djali i Michael Schumacher, do të jetë një nga pilotët rezervë të Ferrarit vitin e ardhshëm, përveçse do të konkurrojë për sezonin me ekipin Haas.

“Ne nuk duhet të harrojmë se ai është një pilot Ferrarit: ka qenë pjesë e akademisë së pilotëve të Ferrarit dhe, siç e përsërisim, kjo akademi ekziston për të identifikuar pilotët e ardhshëm të Ferrarit”,– shpjegoi Mattia Binotto, drejtor i ‘kokëkuqes’.

Binotto beson se Mick Schumacher, i cili, në moshën 22-vjeçare sapo ka zhvilluar sezonin e tij të parë në Formula 1, me Haas (i 19-ti dhe i parafundit në renditjen e pilotëve, pa asnjë pikë të shënuar), “ka bërë mirë dhe ka përparuar, jo vetëm në aspektin e qëndrueshmëri, por edhe në shpejtësi”.

I riu gjerman do të marrë rolin e shoferit rezervë (ky rol konsiston në zëvendësimin e pilotëve titullarë të sëmurë ose të dëmtuar), ndërkohë që do të jetë gati në 11 nga 23 Grand Prix e planifikuar për vitin e ardhshëm, duke u alternuar me italianin Antonio Giovinazzi.

Megjithatë, sediljet e titullarit te Ferrari nuk do të lirohen menjëherë. Piloti monegask Charles Leclerc është i angazhuar deri në fund të vitit 2024. Spanjolli Carlos Sainz Jr, ai nënshkroi deri në fund të vitit 2022, por “do të diskutojmë gjatë dimrit për një zgjatje të kontratës”,- saktësoi Mattia Binotto.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport djali i michael schumacher ish kampioni i formula 1 me italianin antonio giovinazzi mick schumacher miku i legjendes se formula 1 në moshën 22-vjeçare pilotët rezervë të ferrarit djali i michael schumacher ish kampioni i formula 1 me italianin antonio giovinazzi mick schumacher miku i legjendes se formula 1 në moshën 22-vjeçare pilotët rezervë të ferrarit

Sondazh

Poll