Sport

Sevilla ruan pathyeshmërinë në shtëpi, Barcelona i bën nder Real Madrid

21 Dhjetor 2021, 22:52 Nga DOSJA
Sevilla ruan pathyeshmërinë në shtëpi, Barcelona i bën

SPANJË- Sevilla dhe Barcelona nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e prapambetur të javës së 4-të në La Liga. Dy skuadrat marrin nga një pikë, por e mbyllin me një ndeshje vezulluese. Goli i parë do të vinte në minutën e 32′ me Papu Gomez.

Avantazhi i vendasve zgjati vetëm 13 minuta, sepse në frymën e fundit të fraksionit të parë, Barcelona barazoi fal golit të Araujo i cili shfrytëzoi në maksimum pasimin e Dembele.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 64′ skuadra e Sevillas do të mbetej me 10 lojtarë, Koundé debaton me Jordi Alba dhe e hedh topin drejt tij. Sevilla e mban Sánchez Pizjuán të pamposhtur në La Liga për këtë vit dhe konsolidon vendin e dytë, 5 pikë prapa Real Madrid që mban vendin e parë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona sevilla barcelona sevilla

Sondazh

Poll