Sport

“Pse po ikni më”/ Shehi ngrin nga rrengu i lojtarëve, më pas vjen surpriza e bukur

21 Dhjetor 2021, 22:17 Nga DOSJA
“Pse po ikni më”/ Shehi ngrin nga rrengu i lojtarëve,

TIRANË-Tirana është duke bërë përgatitjet e fundit për sfidën derbi ndaj Partizanit, e cila do të luhet mbrëmjen e së enjtes në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”.Gjatë momentit që Shehi ishte duke folur me lojtarët, të gjithë ata u kthyen me kurriz nga trajneri dhe u nisën në largim të fushës.

Një veprim që u pa çuditshëm nga Shehi duke pyetur dhe kapitenin e ekipit, Hoxhallari se ku po shkonin.Më pas ata u kthyen me fanellën e Tiranës, me emrin e Shehit dhe numrin 100 në të.

Të gjithë filluan të përqafoheshin pas momentit gazmor, si për të treguar edhe njëherë se atmosfera përpara derbit në kampin bardheblu është shumë pozitive.Më pas ishte edhe ekipi i Tiranës që bëri një postim në Instagram për trajnerin e tyre.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport orges shehi tirana orges shehi tirana

Sondazh

Poll