Aktualitet

SKANDAL! Publikohet lista me rrogat dhe punët e qytetarëve, qarkullon në WhatsApp

21 Dhjetor 2021, 23:34 Nga DOSJA
SKANDAL! Publikohet lista me rrogat dhe punët e qytetarëve, qarkullon

TIRANË– Një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe pagën përkatëse po qarkullon në Whatsapp.

Vetëm pak muaj pas skandalit të patronazhistëve ku u zbuluan të dhënat personale të më shumë se 910 mijë qytetarëve, tashmë është bërë publike një tjetër databazë.

Opinion.al shkruan se posedon të gjitha të dhënat që po shpërndahen me shpejtësi por për  ruajtje të privatësisë nuk e bë publike listën.

Burimi nga ku ka nisur shpërndarja nuk dihet, por këto të dhëna shënojnë një skandal mjaft të rëndë. Tashmë, përveç gjeneraliteteve janë bërë publikë dhe pozicionet e punës që ka çdo qytetar e pagat që marrin, duke cënuar rëndë privatësinë. Nga ana e autoriteteve nuk ka ende një reagim.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet skandali me rrogat e qytetareve skandali me te dhenat personale skandali me rrogat e qytetareve skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll