Aktualitet

Grabitet gruaja në Korçë! Kapet autori, 37-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje

22 Dhjetor 2021, 08:59 Nga DOSJA
Grabitet gruaja në Korçë! Kapet autori, 37-vjeçari i

KORÇË– Autori i grabitjes së çantës së dorës së një zonje në Korçë është arrestuar nga policia. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen nr. 8, aty ku autori i grabitii çantën personale gruas me inicialet M. M., brenda së cilës ndodheshin 35000 lekë dhe dy karta krediti. Policia vuri në pranga 37-vjeçarin me inicialet A.N, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’.

NJOFTIMI I POLICISË:

I vodhi me dhunë çantën e dorës 37-vjeçares, identifikohet dhe vihet në prangat e policisë autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 8, Korçë, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, çantën personale shtetases M. M., brenda së cilës ndodheshin 35000 lekë dhe dy karta krediti, shkuan në adresën e raportuar dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes. Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të shtetasit A. N., 37 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vjedhje). Në cilësinë e provës materiale, iu gjetën dhe sekuestruan sasia e lekëve dhe kartat e kreditit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet korce vjedhje ne korce korce vjedhje ne korce

Sondazh

Poll