Aktualitet

Arrestohet 1 person në Tiranë, ftonte egjiptianët në vend, i kalonte drejt BE-së

22 Dhjetor 2021, 08:35 Nga DOSJA
Arrestohet 1 person në Tiranë, ftonte egjiptianët në vend, i

TIRANË– Një 49 vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin ftesa fiktive për shtetas nga Egjipti dhe i sillnin ata në vendin tonë. Më pas, i dërgonin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Burri nga Tirana në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, kryesisht në Egjipt, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj, kryesisht nga Egjipti, për të ardhur në Shqipëri, me justifikimin për qëllime turistike, të cilëve më pas iu siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon operacioni policor i koduar “THE INVITATION”. Goditet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Rinas, një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.Vihet në pranga 1 shtetas i huaj, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të operacionit policor të koduar “THE INVITATION”, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:A. B., 49 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim;Gjithashtu u proceduan penalisht shtetaset F. B. (D)., 43 vjeçe, H. D., 67 vjeçe dhe A. H. (D)., banuese në Vaqarr, Tiranë.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, kryesisht në Egjipt, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj, kryesisht nga Egjipti, për të ardhur në Shqipëri, me justifikimin për qëllime turistike, të cilëve më pas iu siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll