Politike

VD-Rama: Të punojmë së bashku në emër të paqes dhe prosperitetit të qytetarëve tanë

21 Dhjetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
VD-Rama: Të punojmë së bashku në emër të paqes dhe

TIRANË – Në mbyllje të deklaratës, Rama tha se do të vazhdojmë me Ballkanin e Hapur ashtu sikurse secili prej nesh vazhdon me rrugën për integrimin në BE. Sipas tij, ajo që është e vërtetë është që secili prej nesh punon për një transformin të madh në emër të paqes, prosperitetit dhe ardhërisë së të gjithëve ne dhe fëmijëve tanë në radhë të parë


“Dy gjëra do të them në mbyllje. Ne do të vazhdojmë me Ballkanin e Hapur ashtu sikurse secili prej nesh vazhdon me rrugën për integrimin në BE. Rëndësi ka që ne të bëjmë detyrën tonë. Dhe ka një fakt shumë ballkanik që i thotë të gjitha. Në Serbi akuza është që Vucic po punon për Shqipërinë e Madhe. Në Shqipëri që unë po punoj për Serbinë e Madhe. Por, ajo që është e vërtetë është që secili prej nesh punon për një transformin të madh në emër të paqes, prosperitetit dhe ardhërisë së të gjithëve ne dhe fëmijëve tanë në radhë të parë. Shihemi në fund të shkurtit në Maqedoninë e Veriut.”, tha Rama në mbyllje të fjalës së tij.

LAJMI KRYESOR: Konferenca ‘Open Balkan’/Vuçiç: Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj, ulemi me Kosovën

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll