Politike

Shkelmoi derën e PD, Basha: Anglia e kërkon, ja ku e ka! Dauti, në rrjet kriminal

21 Dhjetor 2021, 13:49 Nga DOSJA
Shkelmoi derën e PD, Basha: Anglia e kërkon, ja ku e ka! Dauti,

TIRANË – Fatjon Dauti, mbështetësi i ish-kryeministrit Berisha, i cili theu me shkelm njërën nga dyert e selisë së Partisë Demokratike, është kallëzuar penalisht.

Sipas deklaratës së Partisë Demokratike për kallëzimin në fjalë, pas analizimit të pamjeve filmike, rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precedentë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike.

Për këtë arsye, PD ka kallëzuar penalisht Dautin në Prokurori. Mësohet se Dauti është një person me precedentë të rëndë penalë.

“Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”, thotë PD në një njoftim.

“Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”, thotë më tej PD në reagimin e saj për ngjarjen.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fatjon dauti partia demokratike sali berisha fatjon dauti partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll