Politike

VD-Rama hedh poshtë “Procesin e Berlinit”: E dëgjuat Varhelyin? Mbështet nismën tonë

21 Dhjetor 2021, 12:11 Nga DOSJA
VD-Rama hedh poshtë “Procesin e Berlinit”: E dëgjuat

TIRANË – Kryeministri Rama u shpreh në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Zaev dhe Vuçiç se Komisioneri Varhelyi e mbështeti nismën për ‘Ballkanin e Hapur’, ndërsa shtoi se kemi ndërmarrë këtë nismë që të zgjedhin vetë shpjetësinë me të cilën duam të ecim.


“Sot, po ashtu, besoj se ishte e qartë e thënë nga Komisionieri Europian për Zgjerimin se KE e mbështet Ballkanin e Hapur dhe fton 3 vendet e tjera t’i bashkohen. Nëse e vutë re nënvizoi dështimin e tregut të përbashkët si proces, që u ndërtua bazuar tek konsensusi. Kemi ndërmarrë këtë nismë që të zgjedhin vetë shpjetësinë me të cilën duam të ecim. Duam të ecim sa më shpejt të jetë e mundur. Bazuar nga eksperienca e Procesit të Berlinit, kjo ecje realizohet nëse marrim në dorë fatin tonë në rajon.”, tha kryeministri Rama.

LAJMI KRYESOR: Konferenca ‘Open Balkan’/Vuçiç: Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj, ulemi me Kosovën

(E.H-A.B/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll