Politike

VD-Vuçiç:Ndonjëherë mërzitem, bëjnë thirrje për homologët sikur nuk ekzistojmë pa to

21 Dhjetor 2021, 12:26 Nga DOSJA
VD-Vuçiç:Ndonjëherë mërzitem, bëjnë

TIRANË – Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç shprehu mërzitjen e tij kur bëjnë thirrje për homologët që të bëhen pjesë e kësaj nisme, që sipas tij i sjellin qytetarët e vendeve tona gjithmonë e më afër njëri-tjetrit.


“Ndonjëherë mërzitem se bëjmë thirrje për homologët sikur nuk do të ekzistonim dot pa ta. Do t’i sjellim gjithnjë e më shumë të mira qytetarëve tanë. Lejet e punës në Tiranë, Beograd të përdoren edhe në Shkup. U dhamë fund procedurave burokratike, por na duhet që edhe njerëzit të bëjnë më shumë për njëri-tjetrin. Le të përpiqemi. Falenderoj edhe njëherë Ramën, dhe Zaevin, e di që jep dorëheqjen nesër zyrtarisht, por të falenderoj. Në Beograd do të organizojmë një panair verash për të treguar se cilat janë më të mirat. Sa herë të jetë e mundur të punojmë, së bashku do ta bëjmë. Kur të shkojmë në Bruksel të tregojmë se si kemi mundur që t’i zgjidhim disa gjëra.”, tha Vuçiç.

LAJMI KRYESOR: Konferenca ‘Open Balkan’/Vuçiç: Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj, ulemi me Kosovën

(E.H-A.B/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll