Politike

VD-Berisha: Lulzim Brava ka tradhëtuar interesin kombëtar, nuk do ta toleroj

21 Dhjetor 2021, 13:15 Nga DOSJA
VD-Berisha: Lulzim Brava ka tradhëtuar interesin kombëtar, nuk do ta

TIRANË– Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës për gazetarët nga selia e Partisë Demokratike se Lulzim Basha e ka tradhëtuar interesin kombëtar. Duke e quajtur ‘Brava’, Berisha shtoi se protesta e zhvilluar ditën e djeshme ishte kundër marrëveshjes bilaterale mes Beograditi dhe asaj që ai quan vasalë në Tiranë dhe në Shkup. Berisha tha se nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut duke thënë se pas protestës ka pasur arrestime dhe dhunime të të miturve.


Nëpërmjet jush dua t’ju përcjell një përshëndetje të përzemërt ata mijra e mijra protestues dje në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Prej 8 vitesh interesi kombëtar mbeti jetim nga Edvin Kristaq Rama dhe me heshtje nga u tradhëtua njëlloj nga ish-kreu i opozitës që me program dhe statut duhet të mbronte këtë interes, Lulzim Basha. U dëshmoi mbrëmë shqiptarëve se interesi kombëtar ka një avokat të fuqishëm në opozitë dhe PD. Edhe njëherë theksoj se kjo nuk është protestë kundër bashkëpunimit rajonal, por të aleancën trilateriale. Nuk mbjell bashkëpunim por konfliktualitet. Ushqen nacionalizmat dhe vendos hegjemoninë serbe. Kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, por një protestë kundër marrëveshjes bilaterale mes Beogradit dhe vasalëve në Tiranë dhe në Shkup. Protesta jonë pati një jehonë të gjërë, dënoj disa akte brutale të narkopolicisë, e cila ka arrestuar mbrëmë, njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët, në furgona, unë jam sot këtu për të parlajmëruar narkopolicinë, se revolucioni ynë paqësor, nuk do të toleroj, nuk do të toleroj dhunimin e të drejtave të njeriut, dhe keqtrajtimin e pjesëmarrësve në protesta.‘- u shpreh Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha hyn me forcë në PD, shkelmohet dera, PARALAJMËRIMI: Basha do shkarkohet!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike berisha ne seline e pd sali berisha berisha ne seline e pd sali berisha

Sondazh

Poll