Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Aktualitet
‘Open Balkan’/ Vuçiç: Serbinë shiheni si shtëpinë tuaj, gati të ulemi me Kosovën!
21 Dhjetor 2021, 12:01Nga DOSJA
TIRANË– Pas firmosjes së 5 marrëveshjeve, liderët e tre vendeve pjesëmarrëse të “Open Ballkan” kanë dalë në një konferencë për mediat, ku edhe kanë shprehur qëndrimin e tyre për çështje të ndryshme. Të trë njëzëri kanë pohuar se të gjitha marrëveshjet do të hyjnë në fuqi menjëherë, duke shtuar se në 6 muaj e ardhshëm pjesë e nismës do të bëhen edhe Greqia, Hungaria dhe Italia. Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u shpreh i gatshëm që të ulej në një tryezë me Kosovën, duke pranuar emrin, flamujt dhe simbolet e saj pa asnjë problem.
Sipas tij, nisma e Ballkanit të Hapur është një nismë paqeje që synon të ndërtojë ura bashkëpunimi mes vendeve të rajonit në funksion të zhvillimit ekonomik dhe perspektivës së të rinjve. Ndërsa kryeministri Edi Rama shtoi se vendet që nuk bëhen pjesë vetëm do të humbasin kohë, pasi nuk ka kthim pas me këtë nismë. Ndër të tjera, numri një i qeverisë shqiptare tha se Ballkani i Hapur nuk është konspiracion, por çlirimi i forcave të punës nga të gjitha pengesat burokratike dhe zinxhirët e legjislacioneve të ndryshme.
Ndërkohë që Zoran Zaev, në daljen e tij të fundit në postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, tha se Ballkani i Hapur nuk është zëvendësues i BE, por një reagim i paaftësisë së Bashkimit Evropian për të përmbushur sfidat dhe për të integruar rajonin e Ballkanit. Në fund, duke marrë parasysh që sot ishte hera e tij e fundit në takimet për nismën, kërkoi që pasardhësi i tij në detyrë të mbante të njëjtin qëndrim, duke mos harruar që t’i dedikonte dhe falenderime Ramës e Vuçiçit.
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka denoncuar me emër personin që po grabit pronat e qytetarëve të Palasë. Përpara gazetarëve, Basha tha se është b...
TIRANË– Lulzim Basha ka paralajmëruar dy lëvizjet e ardhshme në kuadër të aksionit të tij opozitar. Nga selia qendrore e Partisë Demokratike, Basha t...
TIRANË – Partia Demokratike do të mbledhë sërish Këshillin Kombëtar më 23 dhjetor. Në njoftimin e shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm të Partisë ...
FIER– Një makinë e djegur, e gjetur në Darëzezë të Fierit, dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit ndaj Endri Sadedinajt. Policia e Vlorës, e s...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryedemokratit Lulzim Basha do ti dërgohet shkresa e vendimit të shkarkimit të tij. G...
TIRANË– Sali Berisha deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se nga sot do të zbatohen vendimet që janë marrë në Kuvendin e 11 dhjetorit. Berisha u ...
TIRANË- Një shtyllë elektrike ka marrë flakë pasditen e sotme pranë ish-uzinës së autotraktorëve. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse,...
TIRANË– 6 viktima nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: ...