Politike

VD-Samiti/ Rama: Pas heqjes së barrierave, zerojmë tarifat me Maqedoninë dhe Serbinë

21 Dhjetor 2021, 12:24 Nga DOSJA
VD-Samiti/ Rama: Pas heqjes së barrierave, zerojmë tarifat me

TIRANË – Gjatë fjalës së tyre në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Rama dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u shprehën se ata kanë vendosur që të heqin edhe barrierat tarifore mes vendeve të rajonit, ndërsa theksuan se qëllimi është që Ballkani të mos ketë kufij për askënd që do të lëvizë mallrat.

Rama: Kemi vendosur që pas heqjes së barrierave jotarifore të heqim edhe ato tarifore. Qëllimi është që Ballkani të mos ketë kufij për askënd që do të lëvizë mallrat. Kjo ishte paraqitja e një pune intensive.

Vuçiç: Në fund, më lejoni të falenderoj Zaev sepse ka bërë së tepërmi, kjo iniciativë ekziston edhe në sajë të tij. Theksoj ftesën për vendet e tjera, pasi këto gjëra po i bëjmë për qytetarët. Ajo që duam të bëjmë, pavarësisht pikëve politike që mund të marrim, është që të kemi një fond për industrinë e filmit, sportit, të ulim tarifa në autostrada, restorante apo dhe hotele.

LAJMI KRYESOR: Konferenca ‘Open Balkan’/Vuçiç: Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj, ulemi me Kosovën

(E.H-A.B/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll