Politike

Berisha e priti me protestë, Vuçiç ‘justifikohet’: S’dua Serbi apo Shqipëri të madhe

21 Dhjetor 2021, 12:16 Nga DOSJA
Berisha e priti me protestë, Vuçiç

TIRANË – Presidenti Vuçiç u shpreh i lumtur për marrëveshjet e arritura sot, ndërsa bëri thirrje të mos vonohen duke humbur kohë me diskutimet që kanë lidhje me të shkuarën, por të përqendrohemi tek e ardhmja.

“Dëshiroj të them që jam i lumtur për marrëveshjet e arritura sot. Ne i kemi diskutuar këto gjëra por nuk kishim arritur të përfundonim procedurat burokratike. Kur erdha në Shqipëri pashë që Ramës iu kundërvunë për iniciativën, për ata që thonë që unë dua një Serbi të Madhe, apo ata që thonë për Shqipërinë e Madhe. Le mos të humbasim në diskutimet që kanë lidhur me të shkuarën. Le të përqëndrohemi tek e ardhmja.”, tha Presidenti Vuçiç.

LAJMI KRYESOR: Konferenca ‘Open Balkan’/Vuçiç: Serbinë ta shihni si shtëpinë tuaj, ulemi me Kosovën

(E.H-A.B/Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll