LIVE UPDATES
Politike

Djegia e mandateve/ Meta: Veprim ekstrem, Rama të kuptojë përgjegjësitë

20 Shkurt 2019, 08:22 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Meta: Veprim ekstrem, Rama të kuptojë

GJERMANI- Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Gjermani, ka zhvilluar një intervistë me “Deutsche Welle” në Berlin, ku ka folur për situatën poltikë në Shqipëri.

Në intervistën e tij, Meta thekson faktin se këto zhvillime që po ndodhin në vend janë të padëshiruara, por i bën thirrje të gjitha palëve që të reflektojnë, pasi sipas tij është një moment i vështirë kur jemi pak muaj nga data e zyrtarizimit ose jo të nisjes së negociatave.

“Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar”, shton Meta në intervistën e tij. 

INTERVISTA E PLOTË

Gazetarja (Deutsche Welle): Sot (dje) ju patët një takim me Presidentin e Gjermanisë, zotin Steinmeier. Cilat janë sipas jush temat ku do të vazhdoni bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Gjermanisë pas këtij takimi?

Presidenti Meta: Presidenti Steinmeier ishte mjaft i kënaqur që unë kisha marrë pjesë në këtë konferencë për t’iu drejtuar sipërmarrjes së mesme dhe të vogël gjermane dhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Sigurisht që ai mezi pret rastin që të raportohen sa më shumë arritje, sa më shumë suksese nga Shqipëria, apo nga vende të tjera të rajonit, ashtu sikurse është rasti i fundit dhe i Maqedonisë, që të vazhdojë në mënyrë të palodhur të mbështesë idenë e rëndësisë së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Gazetarja: Zoti President, para pak ditësh kishte një protestë masive në Shqipëri. Po protestohet për të rrëzuar qeverinë “Rama”. Cili është vlerësimi juaj për situatën politike në vend?

Presidenti Meta: Përshkallëzimi i protestave apo i politikave ndarëse, akoma më keq konfrontuese, sidomos jashtë institucioneve, është një zhvillim i padëshiruar, ndërkohë që mbeten pak muaj që vendet anëtare të Bashkimit Europian të shprehen edhe një herë për mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendit.

Kështu që është momenti për të reflektuar të gjitha palët, për të pasur një qasje tjetër jashtë konfrontimeve të padëshiruara.

Gazetarja: Përkundër këtyre që thatë duket se ka një acarim apo përkeqësim të situatës që vjen nga vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet e deputetëve. A mund të na thoni cili është qëndrimi juaj për këtë krizë institucionale?

Presidenti Meta: Vlerësoj se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, nuk i shërben forcimit të institucioneve dhe nuk i shërben njëkohësisht as integrimit europian të vendit, që është dëshira e çdo qytetari shqiptar. Dhe me këtë është e lidhur edhe shpresa për të mos e shpopulluar më tej vendin tonë, sidomos nga të rinjtë dhe forcat më krijuese të tij.

Është koha të kemi një hap prapa nga opozita, por mendoj që është koha të kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, të cilët duhet të kuptojnë që përgjegjësitë kryesore për qeverisjen e vendit janë të tyre.

Është detyra e tyre të japin shembullin të parët në respektimin e Kushtetutës dhe të kufijve që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i ka përcaktuar qeverisë.

Të respektojnë institucionet e pavarura, të mos ndikojnë te krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë.

Të japin shembullin të parët për luftën kundër korrupsionit dhe për shumë çështje që kanë tronditur opinionin publik, pasi në fund fare asnjë justifikim nuk do të jetë i vlefshëm dhe i dobishëm për askënd në rast se vendi do ta humbasë këtë mundësi.

Mundësitë, sidomos pas arritjes të marrëveshjes historike midis Maqedonisë dhe Greqisë, janë mjaft të konsiderueshme. Ndaj duke përfituar dhe nga ky sukses i Maqedonisë të japim një mesazh pozitiv dhe një mundësi Bashkimit Europian, që të japë një sinjal të fortë shprese dhe inkurajimi për procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor në qershor.

Gazetarja: Opozita ka paralajmëruar se të enjten do të ketë një tjetër protestë. Cili është mesazhi juaj në lidhje me këtë protestë?

Presidenti Meta: Është e rëndësishme që çdo protestë të jetë paqësore dhe ata të cilët i organizojnë të marrin të gjitha përgjegjësitë e tyre, ashtu sikurse është e turpshme që protestat të provokohen për çdo lloj arsye.

Në Shqipëri ka një pakënaqësi, ka një zemërim dhe është koha, jo për ta instrumentalizuar këtë pakënaqësi dhe zemërim nga çdo palë, por për ta lexuar dhe për të reflektuar gjithkush me përgjegjësi se si kjo të kthehet në një energji pozitive për zhvillimin e vendit.

Gazetarja: Kosova është në fokusin e ndërkombëtarëve dhe flitet se së shpejti mund të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ku po diskutohet edhe çështja e ndryshimit të kufijve. A mund të na jepni qëndrimin tuaj në lidhje me dialogun që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë?

Presidenti Meta: Besoj gjithmonë te dialogu, por edhe te motivi e frymëzimi për suksesin e këtij dialogu, që duhet të jetë nga të dyja palët, në këtë rast e ardhmja e përbashkët europiane.

Dua të nënvizoj rëndësinë që i kushtoj, ashtu sikurse edhe në rastin e Maqedonisë, ku e theksoj bashkëveprimi midis SHBA-ve dhe BE-së ishte kyç për të ndihmuar dhe inkurajuar deri në minutën e fundit suksesin e marrëveshjes me Greqinë.

Besoj se edhe në këtë rast, bashkëpunimi midis SHBA-ve dhe BE-së, por këtu dua të jem edhe më pak specifik sikurse kam qenë edhe në të gjitha takimet me drejtuesit e Kosovës, bashkëpunimi midis SHBA-ve dhe Gjermanisë do të ishte mjaft i rëndësishëm që të kemi sa më shpejt një marrëveshje, që jo vetëm garanton paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon, por njëkohësisht garanton të ardhmen europiane të të dyja vendeve, si të Serbisë, ashtu edhe të Kosovës. Dhe një garanci në këto momente më mirë se Gjermania vështirë ta japë dikush tjetër.

Gazetarja: Aktualisht po bëhet një presion i madh ndaj Kosovës për heqjen e tarifave ndaj Serbisë. A keni një koment me këtë çështje?

Presidenti Meta: Nuk inkurajoj asnjë barrierë apo vështirësi të shtuar në dialogun midis palëve, por dialogu duhet të vendoset gjithashtu mbi baza të drejta, jo duke ushtruar trysni vetëm ndaj njërës palë.

Gjermania, si një vend kyç dhe lider i BE-së, mund të luajë një rol më të rëndësishëm në rivendosjen e besimit dhe njëkohësisht në evitimin e barrierave të deritanishme.

Gazetarja: Duke qenë se qytetarët e Kosovës nuk gëzojnë ende të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen është përfolur edhe ideja e dhënies së nënshtetësisë shqiptare për kosovarët. Si ju duket kjo ide që ka qarkulluar së fundmi?

Presidenti Meta: Kjo nuk është një zgjidhje për arsye, sepse Shqipëria, edhe pse ka përfituar prej kohësh liberalizimin e vizave përsëri është në vrojtim, është në monitorim të respektimit të detyrimeve që vijnë nga kjo e drejtë e fituar, që kuptohet edhe mund të ndërpritet në një moment të caktuar. Pra, nuk është kjo zgjidhja.

Qytetarët e Kosovës kanë pasaportat e tyre, kanë shtetin e tyre, që njihet nga 23 vende të BE-së dhe kanë marrë një premtim. Dhe ka kaluar koha që ky premtim të mbahej, pasi liberalizimi i vizave ka qenë një proces teknik dhe ata i kanë plotësuar më shumë se të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe Shqipërinë në të kaluarën, pra në Ballkanin Perëndimor, detyrimet dhe kushtet teknike.

Gazetarja: Kohët e fundit duket se po flitet shpesh në rajon edhe për bashkimin e shqiptarëve ose për afrimin e Shqipërisë me Kosovën. Cili është mendimi juaj për këtë ide apo vizione?

Presidenti Meta: Shqiptarët në Ballkan janë përfituesi më i madh si komb nga rënia e Murit të Berlinit dhe nga epoka e re e integrimit europian dhe bashkimit të Europës.
Po të shohim Shqipërinë se ku ishte para 30 vitesh dhe ku është sot, pavarësisht nga vështirësitë, po të shohim shqiptarët në ish-Jugosllavi në tërësi, që kanë qenë më të shtypurit dhe sot kanë shtetin e tyre në Kosovë, por edhe kanë të drejta që nuk i kanë pasur kurrë në Maqedoni, në Malin e Zi, etj., në këtë drejtim mendoj që shqiptarët janë mjaft të interesuar në vazhdimin e këtij projekti. Unë besoj se shqiptarët duhet të vazhdojnë të gjithë të jenë të përkushtuar për këtë proces europianizimi të Ballkanit në rajonin tonë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ilir meta interviste per dw mandatet e opozites djegia e mandateve te opozites ilir meta interviste per dw mandatet e opozites

Sondazh

Poll
Politike 20 Shkurt 2019, 08:26

Mesazhi që Paloka i jep Ramës me një foto-montazh

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxhës.  Paloka është shprehur se rrëzimi i k...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni