Sport

Franca në krye të Europës, 6 skuadra vazhdojnë garën në të tri kupat e UEFA-s…

21 Dhjetor 2021, 05:32 Nga DOSJA

FRANCE – Vendimi i dhomës së apelit të UEFA-s për të shpallur, të hënën, fitoren në tavolinë të Rennes ndaj Tottenhamit në Conference League, bëri të mundur që klubi breton ta përfundonte fazën e grupeve në grup e pamposhtur (4 fitore, 2 barazime), dhe për rrjedhim futbolli francez kalon në vendin e parë në indeksin e UEFA-s për sezonin aktual.

Para këtij verdikti, Franca zinte vendin e tretë, por pikët e grumbulluara falë këtij suksesi të marrë pa luajtur (dmth 0,333 pikë) e lejojnë atë të marrë kryesimin. Duke përfshirë të gjitha bonuset e fituara tashmë, futbolli francez ka 14.416 pikë dhe aktualisht renditet para Holandës (14.400 pikë) dhe Anglisë (14.142 pikë).

Aktualisht futbollit francez do të vazhdojë të luftojë me 6 skuadra në kompeticionet e Champions League, Europa League dhe Conferenca League, duke u bërë i pari vend kontinental që kualifikon me tepër skuadra në garën për fitimin e këtyre trofeve.

Njëherësh, me këtë total pikësh të grumbulluar në fund të ndeshjeve në fazën e grupeve të të tri kupat europiane (C1, C3 dhe C4), Franca tashmë ka barazuar rekordin e saj më të mirë të dhjetë viteve të fundit: në 2016-2017 me gjysmëfinalet e Monakos (C1) dhe Lyon (C3), ajo kishte arritur të grumbullonte 14.416 pikë në fund të sezonit!

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport albin kurti angela merkel conference league mëngjes herët si trajneri i ri i totteham totteham kanë mposhtur vitessen albin kurti angela merkel conference league mëngjes herët si trajneri i ri i totteham totteham kanë mposhtur vitessen

Sondazh

Poll