Sport

Steve Kerr trajneri ri i kombëtares amerikane të koshit, zëvendëson Popovich…

21 Dhjetor 2021, 05:25 Nga DOSJA
Steve Kerr trajneri ri i kombëtares amerikane të koshit,

SHBA – Federata Amerikane e Basketbollit e zyrtarizoi këtë të hënë: Steve Kerr, kampion i trefishtë i NBA-së me Golden Stade Warriors gjatë dekadës së fundit (2015, 2017, 2018), për të zëvendësuar Gregg Popovich në krye të kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri në vitin 2024.

Një gjë mjaft logjike vazhdimësie, pasi Kerr ishte zëvendësi i Popovich viteve të fundit, duke mos përjashtuar edhe Lojërat Olimpike, të fituara verën e kaluar në Tokio.

Trajneri i ri do të mbështetet nga tre ndihmës: trajneri i Miami Heat, Erik Spoelstra, trajneri i Phoenix Suns, Monty Williams dhe trajneri i universitetit Gonzaga, Mark Few. Objektivat e kryesore të kombëtares amerikane do të jenë Kupa e Botës 2023 në Indonezi, Japoni dhe Filipine dhe sigurisht Lojërat Olimpike 2024 në Paris.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport fitues i medaljes së artë në lojërat olimpike në los angeles 1984 lojerat olimpike lojerat olimpike ne japoni lojerat olimpike ne tokio fitues i medaljes së artë në lojërat olimpike në los angeles 1984 lojerat olimpike lojerat olimpike ne japoni lojerat olimpike ne tokio

Sondazh

Poll