Politike

VD-Protestë kundër Bashës? Berisha: Nëse mendon të na shtypë, do mbahet përgjegjës

20 Dhjetor 2021, 17:02 Nga DOSJA
VD-Protestë kundër Bashës? Berisha: Nëse mendon të na

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka zgjedhur që të prononcohet kur është pyetur nëse do të ketë protesta kundër kryedemokratit Lulzim Basha, të cilin e shkarkoi në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Sipas Berishës, ai dhe mbështetësit e tij janë shumica, ndërsa paralajmëroi se pjesa tjetër e do të mbahen përgjegjës nëse tentojnë që t’i shtypin.


“Kur njeriu (Lulzim Basha) shpalos veten, do të ishte fatale të mos e lexosh. Lul Brava shpalosi veten. Protestë kundër Bashës? Një gjë është këtu, sot ka një shumicë dërrmuesë, pakicë në anën tjetër, nëse kjo pakicë vazhdon të mos njohë shumicën. Mendon se na shtyp me ndihmën e qeverisë, do mbahet përgjegjëse në mënyrë shembullore. Ajo dhe Edi Rama. Shumicën e respekton nuk e mban dot kurrë peng,“-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: PROTESTË për “Open Ballkan”, digjen flamuj serb! Policia rrethon Kryeministrinë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike proteste kunder vucic ne tirane sali berisha proteste kunder vucic ne tirane sali berisha

Sondazh

Poll