Politike

Berisha ishte në protestë, Basha mbledh grupin e deputetëve të PD-së në selinë blu

20 Dhjetor 2021, 18:19 Nga DOSJA
Berisha ishte në protestë, Basha mbledh grupin e deputetëve

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po mban mbledhje me grupin parlamentar të partisë në selinë blu. Pas largimit të deputetëve demokratë nga Kuvendi, ata janë mbledhur në godinën e PD-së, ku po diskutojnë ende.

Nuk dihet se për çfarë temash po diskutohen. Mbledhja e grupit të deputetëve të PD-së nisi në kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha mbajti protestën kundër “Ballkanit të Hapur” dhe vizitës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shqipëri.

Përpara dy ditësh u mbajt referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së ku 43.385 anëtarë demokratë miratuan largimin e tij nga detyra. Kryedemokrati mbajti Kuvendin e Jashtëzakonshëm në Pallatin e Kongreseve, kuvend i cili mori vendimin për shkarkimin e Berishës nga të gjitha funksionet brenda partisë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha mbledh grupin parlamentar lulzim basha proteste kunder vucic ne tirane basha mbledh grupin parlamentar lulzim basha proteste kunder vucic ne tirane

Sondazh

Poll