Politike

VD-Xhaferri: Policia e Shtetit është kthyer në gjendje civile dhe varrezë makinash

20 Dhjetor 2021, 15:30 Nga DOSJA
VD-Xhaferri: Policia e Shtetit është kthyer në gjendje civile dhe

TIRANË – Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri kritikoi Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe mafioz. Në seancën e sotme plenare, Xhaferri tha se policia po sillet sot si “gjendje civile dhe varrezë automjetesh” në lidhje me atentatet mafioze që janë kryer në vend. Ai e konsideroi krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si vazhdim i iniciativave për krijimin e agjencive për mediat, etj. si vendosje e shtetit në funksion të mazhorancës.


Policia sillet si gjendje civile e varrezë makinash. Kur shpërthen tritol , policia thotë për personat e goditur se kishin të shkuar kriminele apo ishin të lidhur me drogën. Është e vërtetë apo jo, e vlerësojnë qytetarët. Policia një dy orë pas ngjarjes del e na thotë makina të djegura, si varreza makinash. Grabisin edhe rrobat e trupit të policëve. Kujtoj këtu tenderin e uniformave. Kemi rastin e vrasjes së Klodian Rashës, ku polici përdori armën në mënyrë të papërgjeshme. Këto agjenci të krijuara për median dhe policinë janë vendosje e shtetit në funksion të partisë”, deklaroi Xhaferri.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i fundit për 2021! Rama 0 replika, Basha: Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike policia e shtetit seanca plenare 20 dhjetor 2021 policia e shtetit seanca plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll