Politike

VD-Protesta kundër Open Balkan/ Këlliçi: Rama nuk mund ta shes Vuçiç si mikun tonë

20 Dhjetor 2021, 17:07 Nga DOSJA
VD-Protesta kundër Open Balkan/ Këlliçi: Rama nuk mund ta shes

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar se shqiptarët nuk mund ta pranojnë mik, ministrin e Sllobodan Mullosheviç-it, duke nënkuptuar këtu Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë protestës së sotme kundër nismës së ‘Open Balkan’, tha se Rama mund ta mbajë Vuçiç si mik të tijin.


“Nuk mund të ketë integrim Europian të Shqipërisë me Edi Ramën kryeministër. Unë jam krenar sot që në kohë rekord brenda vetëm 24 orësh, vetëm me njoftim në rrjetet sociale, ky shesh është mbushur me mijëra shqiptarë të Shqipërisë, por mbi të gjitha të Kosovës. Unë jam krenar që zemra e shqiptarit rreh fort për Shqipërinë për të mbrojtur shqiptarët brenda kufirit tonë por edhe shqiptarët në të gjitha në të gjitha trojet shqiptare. Edi Ramës i bëj një thirrje, Vuçiçin mund ta kesh mikun tënd të zemrës, por në asnjë mënyrë nuk mund t’ua shesësh shqiptarëve për mikun e Shqipërisë. Ministrin e Millosheviçit nuk mund ta pranojnë shqiptarët për mik të Shqipërisë. Edi Rama, e vetmja masë që ke marrë sot është që ke hequr kërpudhën nga Kryeministria. Mos u shqetëso, nuk e ka kush me kërpudhën, e kemi me rrënjën e të keqes dhe korrupsionit në Shqipëri që ka një emër dhe quhet Edi Rama. Ne ty do të të heqim me rrënjë dhe themel nga qeveria, të cilën e ke përdorur vetëm për t’u pasuruar vetë dhe për të dëbuar shqiptarët nga vendi. Ne jemi sot këtu sepse jemi pro-amerikanë, jemi pro BE”, tha ai.

Një mesazh Këlliçi kishte edhe për Erion Veliajn.

“Dy fjalë kam edhe për hajdutin në Bashkinë e Tiranës: Gjakun e Ardit Gjoklajt nuk do ta falim. I kemi dhënë fjalën familjarëve të Arditit, nuk do ta harrojmë”, përfundoi Këlliçi .

LAJMI KRYESOR: PROTESTË për “Open Ballkan”, digjen flamuj serb! Policia rrethon Kryeministrinë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belind kelliçi erion veliaj proteste kunder vucic ne tirane belind kelliçi erion veliaj proteste kunder vucic ne tirane

Sondazh

Poll