Politike

VD-Protesta kundër Open Balkan/ Harxhi: Jemi në rrezik nga Rama dhe Vuçiç

20 Dhjetor 2021, 16:38 Nga DOSJA
VD-Protesta kundër Open Balkan/ Harxhi: Jemi në rrezik nga Rama dhe

TIRANË- Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Edith Harxhi, gjatë protestës së sotme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër nismës ‘Open Balkan’, u shpreh se kombi shqiptar ndodhet në rrezik nga Rama si dhe Vuçiç. Gjatë protestës, ajo u shpreh se ‘Ballkani i Hapur’ edhe pse po na serviret si hyrja në Evropë nuk është asgjë tjetër veçse përfshirja jonë në ish-Jugosllavi.   


“Ballkani i Hapur është një përrallë shumë e keqe, e shëmtuar. Po na serviret si hyrja në Europë., por nuk është asgjë tjetër veçse përfshirja jonë në ish-Jugosllavinë. Kanë nxjerr Kroacinë dhe Slloveninë e po përfshijnë Shqipërinë. Po mundohen të joshin Kosovën e brishtë që ende nuk ka marrë ulëse në OKB. Sa njohje i ka dhënë Rama Kosovës këto vite? Zero. Mashtroi edhe për diplomat. Ja ku jemi sot në këtë shesh të madh si në vitin 1999, kur dolëm përsëri ne një komb një qëndrim. Kombi ynë është në rrezik në këto momente. Rreziku vjen nga Rama, Vuçiç dhe ata që paguajnë Ramën e Vuçiç dhe që duan të shkatërruar dhe djegur Ballkanin. Ku është sot ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, gjoja nipi i Pejës? Në 4 vitet e fundit që është diskutuar territori i Kosovës ka bërë vetëm një deklaratë mjerë nga selia e PD. Ne do ringrihemi, në ballin tonë do të jetë kombi dhe çështja kombëtare. I them Ramës dhe Vuçiç, për mua dhe miliona shqiptarë në Ballkan, Kosova është Jeruzalemi ynë, është Meka jonë” ,u shpreh Harxhi.

LAJM KRYESOR:Berisha PROTESTË për “Open Ballkan”, Policia gati, rrethohet Kryeministria

(I,A/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edith harxhi proteste kunder vucic ne tirane edith harxhi proteste kunder vucic ne tirane

Sondazh

Poll