Politike

VD-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Çuçi: Strukturë civile, ju ftoj ta votoni

20 Dhjetor 2021, 14:30 Nga DOSJA
VD-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Çuçi: Strukturë

TIRANË – Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kërkoi që Kuvendi të miratojë pr/ligjin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në seancën e sotme plenare, Çuçi bëri me dije ky organ do të jetë tërësisht civil dhe do të shmanget konflikti i interesit. Ministri i Brendshëm shtoi se ky pr/ligj është kryer në konsultim me institucionet publike dhe partnerët ndërkombëtarë.


“Gjithmonë kur rrisim pavarësinë e institucioneve, flasim dhe për Policinë e Shtetit. Bëhet fjalë për Ligjin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Është diskutuar gjatë në komisione, falenderoj dy komisionet dhe kolegen Felaj për diskutimin e këtij prj/ligji. Një grup të i përbashkët mes dy komisioneve arriti një projektligj. Theksoj që nisma është pjesë e një pakete tërësore për ta sjellë në standartet më të mira ndërkombëtare. Kemi ligj për SHÇBA, por dinamika e zhvillimeve në këto vitet e fundit në sis drejtësisë kanë bërë të detyrueshëm draftimin e këtij ligji të ri. Një moment tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me rekomandimet e partnerëve tanë në fushën e rendit dhe sigurisë. Ai ka kaluar në konsultim publik ku janë përfshirë subjekte të ligjit. Reformimi i shërbimit si agjenci për të luftuar korrupsionin për të përafruar me agjencitë homologe të partnerëve. Kjo strukturë do të jetë tërësisht civile. Duke shmangur konfliktin e interesit me subjektet që mbikëqyr. Shërbimi nuk është më një rrjedhë përmbarojnë misionin dhe kthehen në polici, është agjenci tërësisht civile, duke shmangur konfliktin e interesin. Ju ftoj ta votoni të gjithë këtë ligj”, u shpreh në parlament ministri Bledi Çuçi.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i fundit për 2021! Rama 0 replika, Basha: Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll