Politike

Mbyllet seanca e fundit për 2021, rrëzohen dekretet e Metës (LIGJET)

20 Dhjetor 2021, 16:44 Nga DOSJA
Mbyllet seanca e fundit për 2021, rrëzohen dekretet e Metës

TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë mbylli seancën plenare të fundit të këtij viti duke miratuar disa ligje si dhe duke rrëzuar 4 dekretet e presidentit Ilir Meta. Seanca, e cila zgjati thuajse 8 orë, rrëzoi 4 dekretet e kreut të shtetit për Bashkëqeverisjen, Buxheti i 2022, TVSH-në dhe taksat kombëtare me rezultatin e votimeve 14 pro, 76 kundër dhe asnjë abstenim si dhe miratoi buxhetin e 2021.

Për sa i përket nismave të reja të qeverisë, u miratuan krijimi i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore dhe financimi për fëmijët jetimë të punonjësve të rendit të rënë në krye të detyrës. Gjithashtu u kaluan amendimet për investimet strategjike, marrëveshjen për vaksinat “Pfizer” si dhe financimi i programit ndërkufitar me Kosovën dhe progami i bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi.

VENDIMET E KUVENDIT TË SHQIPËRISË:

Kuvendi miraton me 90 vota pro, Aktin normativ për buxhetin e shtetit për vitin 2021

Kuvendi miraton me 83 vota pro, 1 kundër p/ligjin “Për statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Kuvendi miraton me 75 vota pro, 11 kundër dhe 1 abstenim ndryshimet në ligjin “Për investimet strategjike”

Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për Bashkëqeverisjen”

Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e buxhetit për vitin 2022

Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”

Kuvendi rrëzon me 14 vota pro, 76 kundër dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e ligjit “Për taksat kombëtare”

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i fundit për 2021! Rama 0 replika, Basha: Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bashkeqeverisja me qytetaret buxheti i 2022 seanca plenare 20 dhjetor 2021 bashkeqeverisja me qytetaret buxheti i 2022 seanca plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll